Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prizreni dëlirë shtratin e Lumëbardhit, vendos kamera vëzhguese

Organet komunale të Prizrenit, të premten, kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e shtratit të Lumëbardhit në afërsi të varrezave të qytetit nga mbeturinat e ngurta, që kanë degraduar mjedisin dhe njëherësh kanë krijuar rrezik potencial për vërshimin e amvisërive që ndodhen në këtë pjesë gjatë reshjeve të mëdha, shkruan sot Koha Ditore.

zyrtarët e lartë lokalë kanë paralajmëruar vendosjen e kamerave vëzhguese në këtë pikë si edhe në disa pika të tjera, me qëllim të identifikimit të ndotësve që hedhin mbetjet inerte.

Drejtori i Inspektorateve i Komunës së Prizrenit, Bujar Hasani, ka theksuar se ky aksion është ndërmarrë në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike për vendosjen e rregullit në shtratin e Lumëbardhit.

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.