Komuna ka dështuar të mbledhë qiratë nga pronat komunale, ku sipas auditorit, ka arritur të inkasojë vetëm 37% të qirave apo nga 1 milion e 350 mijë sa ishte planifikuar, inkasoi vetëm 500 mijë, raporton KTV.
8 lokale të komunës shfrytëzohen nga partitë politike dhe OJQ-të për vetëm 1 euro në muaj. Auditori tërheq vërejtjen se nuk është organizuar ankand publik, siç parashikohet me ligjin për dhënien e pronës publike.
Auditori tutje thotë se tregu i gjelbër shfrytëzohet nga një operator ekonomik, i cili paguan qira vetëm 180 euro në muaj. Rreziku, sipas auditorit, paraqitet në atë se shfrytëzuesit zgjidhen gabimisht dhe kufizohet oferta e tregut, duke dëmtuar parimin e konkurrencës së lirë dhe trajtimit të barabartë për të gjithë të interesuarit.
Auditori po ashtu ka gjetur se Komuna e Prizrenit kishte lidhur kontratë për emetimin e seancave të kuvendit komunal me vlerë 150€ për seancë, duke mos respektuar procedurat e prokurimit.
-
Parregullsi në menaxhimin e pronave komunale
-
Administrata në Prizren mbledh vetëm 7 për qind të qirasë nga pronat komunale
-
Komuna e Prizrenit partive politike u lëshoi lokale me qera për 1 euro në muaj
-
Komuna e Prizrenit me prokurim synon kontraktimin e shërbimeve të përfaqësimit ligjor
-
Gjetjet e Auditorit vihen në agjendën e Kuvendit të Prizrenit për diskutim