Po vazhdojnë pritjet e gjata në Merdarë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në këtë pikë kufitare.
Në dalje në Merdarë pritjet janë 130 deri 150 minuta. Ndërkohë pritje të gjata ka edhe në dalje në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Qytetarët po presin deri 45 minuta, derisa në pikën kufitare në Mutivodë deri në 35 minuta.
