Pritjet nëpër pikat kufitare në Kosovë janë relativisht të shkurtra, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Kosovës.
Më së tepërmi pritje ka në dalje në Merdaraë, ku pritjet janë deri gjysmë ore.
Te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë pritjet janë deri në 20 minuta. Ndërsa në pikat tjera kufitare janë 5 deri në 10 minuta.
