Marrëveshja e ujërave ndërkufitare me Shqipërinë e mban ende në “jetë” ish-Jugosllavinë, e brenda saj edhe Kosovën si Krahinë Socialiste Autonome.
Në fakt, Marrëveshja e vitit 1962 është e vetmja në fuqi që i obligon edhe tash Shqipërinë dhe Kosovën të respektojnë standardet ndërkombëtare të menaxhimit të ujërave, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMeqë me disa nga vendet fqinje janë arritur ose janë në proces marrëveshje të reja, Qeveria e Shqipërisë së fundi ka krijuar Komisionin e Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare, dhe pritet të nisë rishikimi edhe me Kosovën.
Në komisionin që do të përbëhet nga shtatë zëvendësministra, dhe që do të kryesohet nga ai i Jashtëm, do të diskutohen problematikat që lindin mes shteteve dhe do të hartohen raporte për zgjidhjen e tyre. Ky komision raporton te kryeministri një herë në muaj.
Komisioni ngarkohet për administrimin e ujërave ndërkufitare, administrimin e marrëdhënieve me shtetet kufitare për këto ujëra, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, në marrëveshjet ndërkombëtare, me konventat dhe protokollet e nënshkruara nga Republika e Shqipërisë. Komisioni ka të drejtë të krijojë nënkomisione me ekspertë të fushave përkatëse për probleme dhe çështje specifike.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)