Pisha shumëvjeçare dhe drunj të llojeve tjera që gjendeshin në oborrin e Xhamisë së Madhe në Ferizaj, janë prerë të mërkurën pasdite.
Në një video të cilën e ka siguruar portali Koha.net, shihet një punëtor duke e prerë një pishë, e cila sipas dëshmitarëve ishte disavjeçare.
Njëri nga dëshmitarët që sot ka parë duke u prerë drunjtë në oborrin e Xhamisë, ka thënë se ata janë prerë pasi “po ua zë pamjen”, derisa një tjetër ka thënë se kjo është duke u bërë për disa ndryshime tjera.
Në oborrin e Xhamisë së Madhe kanë mbetur vetëm dy drunj shumë të gjatë që gjendeshin në hyrje të kësaj xhamie.
Qytetarët i kanë thënë portalit Koha.net se punëtori që i ka prerë drunjtë dhe i ka ngarkuar ata në një traktor, është i afërm i imamit të Xhamisë së Madhe.
Portali Koha.net ka tentuar të marrë një qëndrim nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Ferizaj, por numri kontaktues ka qenë i paqasshëm.
Edhe
Priten drunjtë e dëmtuar nga era në Parkun e Prizrenit
Në vitin 2016, drejtuesit e Kishës që gjendet përballë Xhamisë së Madhe në Ferizaj, kishin vepruar ngjashëm, duke i prerë gjithë drunjtë në oborr.
Xhamia e Madhe në Ferizaj ndan oborrin me Kishën dhe kjo është kthyer në simbol të tolerancës fetare në Kosovë, duke shtyrë shumë fotografë të botës që të vijnë për t’u bërë foto.