Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtinë, billborde me emrat e grave të vrara

Prishtina është zgjuar me pamjen e tre billboardave në qendër të qytetit me emrat e grave të vrara nga burrat e tyre, raporton KTV.

Aty janë emrat e Zejnepe Bytyqit, Diana Kastratit dhe në billbordin e fundit shkruan se ‘edhe sa thirrje të humbura’.

Aksioni është kryer nga vajzat e grupit “Have it”.

Ato kanë lidhur aksionin me filmin “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, i cili tregon përpjekjen e një nëne që lufton për të gjetur vrasësin dhe dhunuesin e vajzës së saj dhe ta vendosë atë para drejtësisë.

{gallery}