Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka thënë se sfidë për drejtorinë e tij ka qenë ndriçimi publik, ndërsa synim e kanë që ta zgjerojnë në gjithë Prishtinën infrastrukturën e ndriçimit të mençur.
Ndonëse kontratat e mirëmbajtjes i kanë të përfunduara, synojnë që t’i përfundojnë edhe ato për zgjerim.
“Një prej sfidave kryesore të cilën e kam trashëguar Drejtorinë e Shërbimeve Publike ka qenë ndriçimi publik për faktin që nuk ka pasur kontrata aktive, as të mirëmbajtjes e as të zgjerimit të ndriçimit publik. E mira është që në kohë rekord kemi arritur ta bëjmë edhe për mirëmbajtje edhe për zgjerim. Ajo me zgjerim veç ka përfunduar faza e parë tani hymë në fazën e dytë ndërsa sa i përket mirëmbajtjes veç e kemi”, u shpreh Musliu.
Shkaku i vjetërsisë së ndriçimit, prishjet po janë të shpeshta. Për këtë, Musliu ka kërkuar nga qytetarët që t’i raportojnë ato.
“Nëpër zonat e ndryshme rrugë të ndryshme kemi pasur edhe prishje për faktin se po flasim për një ndriçim që është shumë i vjetër, andaj me këto kontratat e mirëmbajtjes po kujdesimi që në kohë rekord me reagu edhe me bë intervenime të tilla që më qëllim që ndriçimi me qenë në funksional, andaj edhe këtë rast e shfrytëzoj pra me i bë thirrje qytetarëve që rasti ku vërejnë ndonjë prishje apo kanë prishje në lagjen e tyre të njoftojnë, të shkruajnë në email, dhe në numrat kujdestar, të cilët i kemi në komunë për arsye se kontratat i kemi aktive dhe mund të reagoni”, deklaroi Musliu.
Edhe
Drejtori i Shërbimeve Publike u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve
Ai ka folur edhe për zgjerimin e ndriçimit “smart”, teksa ka theksuar se synim e kanë shtrirjen edhe në lagjet tjera. Ky projekt, thotë Musliu mundëson intervenimin në kohë rekord, me monitorim nga dhoma e kontrollit.
“E mira është që në këtë vit, vitin 2024 kemi paraparë edhe një projekt me të cilën mendojmë që me të ndryshojmë komplet rrjetin e ndriçimit në kryeqytet. Pra me pas një ndriçim modern, një ndriçim ‘smart’ e që më pas nuk kemi nevojë me prit thirrje e njoftim të qytetarëve, mirëpo me automatizëm në dhomën e kontrollit na vjen informata që kemi prishje në zonë të caktuar”, ka theksuar Musliu. / EO
-
Fillon implementimi i ndriçimit të mençur në unazën qendrore të Prishtinës
-
Sinjalizuesi insiston të dorëzojë provat për korrupsion, kritikon Prokurorinë për “bllokadë”
-
Ndërprerja e energjisë, kryeqyteti zotohet t’u ndihmojë bizneseve
-
Kopshtarët e kryeqytetit shtojnë punën e mirëmbajtjes së parqeve në prag të verës