Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në emisionin “038” të KTV-së.
Musliu ka thënë se vazhdon t’i përmbahet zotimit deri në fund të mandatit çdo cep i Prishtinës do të jetë i ndriçuar. Ka paralajmëruar se janë afër përfundimit të një projekt madhor, që sipas tij, do t’i japë fund problemeve me ndriçim.
Sipas tij, në lagjen “Pejton”, ndriçimi nuk do të rregullohet deri vitin e ardhshëm.
Në rrugën “Tony Bler” dhe “Kolovicë”, siç thotë Musliu, këtë vit do të përfundojë ndriçimi.
Sa i përket ankesave të transportuesve privatë, Musliu ka thënë se janë në fazën e implementimit të një plani për t’i dhënë fund këtij problemi.
Më poshtë mund të shihini përgjigjet e drejtorit Musliu në pyetjet e qytetarëve të Prishtinës.
-
Prishtina synon zgjerimin e ndriçimit të mençur
-
Musliu: Ndriçimi i qindra rrugëve ndikoi në rritjen e sigurisë
-
Musliu: Politizimi i secilit projekt për një grusht vota, bën që të pësojë qytetari
-
Bulliqi pret që rruga Prishtinë – Podujevë të përfundojë këtë vit, qytetarët skeptikë
-
Musliu e quan revansh politik shkarkimin e tij: Kam pritur trajtim më njerëzor nga Rama