Komuna e Prishtinës nuk i është nënshtruar asnjë auditimi të brendshëm gjatë vitit të kaluar kalendarik, ndonëse institucioni e posedon Njësinë e Auditimit të Brendshëm (NjAB), e cila operon në përbërje prej katër auditorëve (përfshirë drejtorin e njësisë), shkruan sot Koha Ditore.
Këtë gjë e konfirmon Zyra e Auditorit të Jashtëm, dhe përderisa zyrtarë të Komunës nuk kanë dashur të komentojnë asgjë në lidhje me këtë çështje, përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile kanë drejtuar kritika të ashpra në lidhje me mungesën e auditimeve të brendshme në Komunë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Raportin e auditimit për punën e Komunës së Prishtinës thuhet se gjatë vitit 2016, përveç një auditimi të veçantë të kërkuar nga kryetari i komunës mbi procedurat për tjetërsim të pasurisë jofinanciare në Qendrën e Mjekësisë Urgjente, NjAB nuk ka kryer asnjë auditim të brendshëm.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.