Qeverisja lokale e Parteshit sikurse qeverisja lokale e Novobërdës, Ranillugut dhe Kllokotit po vazhdon të shënojë dobësi sa i përket menaxhimit. Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017, edhe më tej nuk ka sistem të auditimit të brendshëm si dhe nuk kishte kërkuar mbështetje nga Ministria e Financave që të realizojë këtë gjë.
“Menaxhmenti duhet të themelojë Njësinë e Auditimit të Brendshëm (NJAB). Komuna nuk ka bërë përpjekje që shërbimet e auditimit të brendshëm t’i sigurojë nga bashkëpunimi me ndonjë organizatë tjetër buxhetore ose të kërkoj mbështetje nga MF-ja. Mungesa e auditimit të brendshëm mund të rezultojë me vazhdimin e përsëritjes së dobësive në sistemet kyç të kontrollit të brendshëm”, thuhet në raportin e auditimit, shkruan sot Koha Ditore.
Aty theksohet se qeverisja lokale nuk kishte pasur madje as plan të prokurimit, e cila është në kundërshtim me ligjin dhe se mungesa e planit të prokurimit kishte ndikuar edhe në mosrealizimin e investimeve kapitale.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Institucionet dështuan në parandalimin e përmbytjeve
-
Në prag të zgjedhjeve paralajmërohet përkeqësim i qëllimshëm i menaxhimit financiar në komuna
-
Auditimi evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike
-
MPB-ja dhe SHSKUK-ja fajësojnë njëra-tjetrën për platformën “e-Pasuria”
-
Krasniqi: Opozita ndihet e intimiduar nga Kurti