Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Prishtina Media Days” mbledh gazetarët nga Ballkani dhe Evropa

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit në Prishtinë është duke u mbajtur konferenca ndërkombëtare “Prishtina Media Days”, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues të mediave të Ballkanit dhe Evropës.

Remzije Shahini - Hoxhaj profesoreshë në Departamentin e Gazetarisë, tha se e kanë zgjedhur këtë ditë se është Dita e Lirisë së Shprehjes.

Sipas Hoxhajt kjo konferencë synon t’i përballë tematikat që kanë të bëjnë në sfidat e mediave, jo vetëm në vend, por dhe jashtë vendit.

Përfaqësuesi i SEMOO-s, Oliver Vujoviq, në Ditën Botërore të Mediave përmendi burgosjen e gazetarëve, në veçanti në Turqi.

Sipas tij shumë gazetarë jetojnë në kushte të vështira, sepse kanë presion nga qarqet e ndryshme dhe pagat e tyre janë shumë të ulëta.

Vujoviq tha se ka gazetarë që janë sulmuar dhe vrarë dhe për këtë askush nuk është arrestuar.

Edhe Departamenti i Gazetarisë në UP organizon konferencën “Prishtina Media Days” Arbëri Departamenti i Gazetarisë në UP organizon konferencën “Prishtina Media Days”

“Në Serbi tre gazetarë janë vrarë dhe askush nuk është arrestuar”, tha Vujoviq.

Tomas Bauer nga Universiteti i Vjenës tha se liria e mediave është shumë e rëndësishme për demokracinë dhe kjo konferencë, sipas tij, është një mundësi e mirë që të mendojnë se si ta përmirësojnë komunikimin me publikun.