Me miratimin e Ligjit për kryeqytetin, Komunës së Prishtinës i jepet e drejta që ta zbatojë edhe një taksë të re për banorët e vet.
Kështu ka vendosur Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Këtë e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” kryetari i këtij Komisioni, Nait Hasani, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo taksë është përfshirë së fundmi në dokumentin e Projektligjit për kryeqytetin, por shumëçka rreth saj është lënë të definohet me akte nënligjore, nga ana e vetë Komunës.
Hasani ka sqaruar për gazetën se ata nuk e përcaktojnë se si do të zbatohet apo çfarë do të përfshijë taksa e gjelbër.
Projektligji për kryeqytetin e Kosovës-Prishtinën është paralajmëruar se do të kalojë nëpër të gjitha procedurat e nevojshme, të cilat do të përfundojnë deri më 16 mars, dhe pastaj do të dërgohet për shqyrtim të dytë në Kuvendin e Kosovës për miratim përfundimtar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Prishtina nuk e zbaton taksën shtesë që ia lejon ligji
-
Ligji për kryeqytetin në shqyrtim të dytë nga fundi i marsit
-
Prishtina merr kredi për projektin e “qytetit të gjelbër”
-
PDK në Prishtinë kërkon zbatimin e vendimit për lirimin nga pagesa në trafikun urban gjatë dimrit
-
Tarifa lejohet me ligjin për kryeqytetin