Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina me nëntë raste aktive me COVID-19

Komuna e Prishtinës sot numëron nëntë raste me COVID-19.

Komunat me më së shumti raste me COVID-19 janë Mitrovica dhe Gjilani me nga 30 raste. Pas tyre është Prizreni, Ferizaj, Lipjani dhe Peja.

Komuna e Prishtinës për një kohë të gjatë ka qenë komuna me më së shumti raste me COVID-19.

Në vend aktualisht janë 170.693 raste të konfirmuara me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, me 2.254 të vdekur. Deri tash janë shëruar 105.274 persona ndërsa janë kryer 661.107 testime.