Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina me aksion për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme

Foto: KRM "Pastrimi"

KRM “Pastrimi”, njësia Prishtinë, ditë më parë ka njoftuar qytetarët e Prishtinës se duke u mbështetur në kërkesën e zyrtarëve komunalë të Komunës së Prishtinës, do jetë pjesë e aktivitetit në aksionin e grumbullimit të mbeturinave të vëllimshme në qytetin e Prishtinës.

Kompania ka thënë se edhe pse ky aktivitet kryhet nga ta çdo ditë të javës, “këtë aksionin nëpër të gjitha lagjet e Prishtinës do ta zhvillojmë nga data 17.06.2019”.

Ndërkaq, pak minuta më parë, në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, Komuna e Prishtinës tha se politikat për një qytet të pastër përfshijnë edhe aksionet e grumbullimit të mbeturinave të vëllimshme.

Aty u tha se për 5 ditë rresht gjatë javës së ardhshme, në 5 zona të ndryshme të qytetit do të grumbullohen mbeturinat e vëllimshme.

Mbeturina të vëllimshme konsiderohen: orenditë; shtretërit e drurit ose metalit; dollapët e drurit ose metalit; tavolinat e drurit ose metalit; karriget e drurit ose metalit; pajisjet e kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.

Edhe Prishtina me aksion për grumbullim të mbeturinave të vëllimshme Arbëri Prishtina me aksion për grumbullim të mbeturinave të vëllimshme

Aksioni, sipas njoftimit të Komunës, do të zhvillohet vetëm në qytet e jo edhe në fshatrat e komunës.

Orari do të jetë ky:

1) E hënë, 17.06.2019 – Mati 1; Matiqan; Bregu i Diellit; Lagjja e Spitalit, Aktash; Muhaxherëve; Velania; Vellusha;

2) E marte, 18.06.2019 – Medrese; Gjinaj; Taslixhe; Bledi; Qamëria; Taukbashqe dhe Sofali;

3) E mërkure, 19.06.2019 – Kalabri; Qendër; Dardani; Lakrishte; Ulpianë; Hajvali; Veternik;

4) E enjte, 20.06.2019 – Kodra e Trimave;

5) E premte, 21.06.2019 e premte – Arbëri; Tophane; Lagja Përroi i Njelmët.

Edhe Nga sot aksion pesëditorë për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme në Prishtinë Arbëri Nga sot aksion pesëditorë për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme në Prishtinë

Komuna thotë se bashkëpunimi me qytetarët është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e këtij aksioni, “prandaj lusim qytetarët që në lagjet e caktuara, sipas datave, të i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre”.

Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin pa pagesë: 0800 77 123.