Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina me 4721 raste aktive me COVID-19

Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19.

Kryeqyteti aktualisht ka 4721 raste aktive me COVID-19. Pas Prishtinës është Prizreni me 2537, Ferizaj me 1694, Peja me 1677 dhe komuna tjera me më pak raste.

Numri total i rasteve aktive është 25.290.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 28 persona dhe janë regjistruar 859 të infektuar me COVID-19.