Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina me 4217 raste aktive me COVID-19

Komuna e Prishtinës vazhdon të ketë rritje të shpejtë të raste me COVID-19.

Sot kryeqyteti numëron 4217 raste aktive me koronavirus, duke u bërë komuna me më së shumti raste aktive.

Ferizaj renditet komuna e dytë me 1716 raste aktive, Gjilani me 1600 raste, Peja me 1526 raste dhe komuna tjera me më pak.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 1901 raste me COVID-19, 13 të vdekur, 433 të shëruar ndërkaq janë kryer 10.848 teste.

Aktualisht numri i rasteve aktive në nivel vendi është 21.922.