Arbëri

Prishtina lë shumë prapa qytetet e tjera me raste aktive me COVID-19

Kryeqyteti i Kosovës ka lënë shumë prapa të gjitha qytetet e tjera sa i përket numrit të rasteve aktive me koronavirus.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive në Prishtinë është 2,232, derisa pas saj më shumë raste kanë Mitrovica me 346 dhe Peja me 259.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 728 raste pozitive me COVID-19 e asnjë vdekje.

Ndërkohë numri i rasteve aktive në nivel vendi është 5,118.