Gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë janë paraqitur vetëm dy raste pozitive me COVID-19, ndërkohë që në tërë Kosovën janë shënuar 9 raste pozitive.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, kryeqyteti i Kosovës aktualisht ka 16 raste aktive me koronavirus duke u radhitur kështu e katërta në listën e qyteteve me më së shumti raste aktive.
Numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 160.