Njëzet aktivitete të ndryshme do të organizojë Komuna e Prishtinës për të shënuar 20-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit.
Një nga to do të jetë performanca e grupit kosovar të muzikës “Gjurmët”, më 12 qershor në sallën “1 Tetori”.
Ndërsa, tri ditë më vonë në kryeqytet do të vijnë dy yjet e futbollit shqiptar Granit Xhaka dhe Milot Rashica për të zhvilluar një ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton KTV.
Afër sheshit “Zahir Pajaziti” në një mural do të vizatohen portretet e yjeve shqiptare të muzikës botërore si Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi.
Në vazhdën e shënimit të këtij përvjetori, komuna për herë të parë do të rrisë mbështetjen financiare ndaj panairit të librit, që sivjet mban edicionin e 21-të.
Kryetari Ahmeti ka thënë se do të ketë aktivitete për grupmosha të ndryshme, duke filluar nga fëmijët e deri te pensionistët.
-
Komuna e Prishtinës shënon përvjetorin me 20 aktivitete, asnjë më 11 qershor
-
Granit Xhaka vs Milot Rashica, ndeshja miqësore për Ditën e Çlirimit të Prishtinës
-
Milot Rashica vs Fisnik Asllani, ndeshja e yjve për Ditën e Çlirimit të Prishtinës
-
“Loja e Yjeve” dhe koncerti i Gjurmëve mbledhin mbi 18 mijë euro për bamirësi
-
Xhaka: Nder dhe privilegj të festosh 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës në stadium