Kryeqyteti i Kosovës është komuna e dytë në Kosovë me më së shumti raste aktive me koronavirus.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Prishtinë aktualisht janë 22 raste aktive me COVID-19.
Gjilani po prin me 55 raste aktive, Ferizaji pas Prishtinës me 20, Prizreni me 13 dhe Peja me 12 raste aktive.
Në njoftimin e fundit të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar vetëm 7 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 1,347 personave.