Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe Mike De La Rosa nga USAID, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për fillimin programit të USAID-it për përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt.
Ky program është pesëvjeçar dhe ka për qëllim të zhvillojë aftësitë për punësim dhe ndërmarrësi tek rinia e Kosovës, raporton KP.
Valmira Hoxhaj, drejtuese e projektit, ka thënë se ky program është shumë i rëndësishëm për komunën e Prishtinës dhe se do ketë ndikim shumë pozitiv tek të rinjtë.
Mike De La Rosa nga USAID ka thënë se ky projekt synon të përgatis të rinjtë e shkollave të mesme për punë dhe ka falënderuar për përkushtim dhe për punë.
I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se me këtë program do të fillojë shkolla “Xhevdet Doda”.
-
Komuna e Prishtinës dhe KEC-i me memorandum për mbështetje të adoleshentëve
-
USAID-i ndihmon projektin e rritjes së transparencës në prokurim
-
USAID nënshkruan marrëveshje për transparencë me Komunën e Prishtinës
-
Prishtina e USAID-i që nga marsi fillojnë implementimin e projekteve të përbashkëta
-
Nis në Prishtinë ndërtimi i Qendrës për Autizëm dhe Sindromin Down