Qytetarët dhe Ekzekutivi i komunës së Lipjanit sërish kanë reaguar ndaj Ministrisë së Infrastrukturës derisa është degraduar rruga rajonale 10- kilometërshe Magurë-Lipjan, e cila është asfaltuar vitin e kaluar.
Ky projekt i ka kushtuar Ministrisë së Infrastrukturës afro një milionë e 165 mijë euro, ndërkohë që gropat e krijuara pas asfaltimit po e vështirësojnë komunikacionin, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zyrtarët e Lipjanit kanë thënë se Ministria së bashku me kompaninë e kontraktuar “Trasing Group” duhet ta riparojnë këtë rrugë, e cila lidh dhjetëra fshatra e qytete me aeroportin “Adem Jashari”.
Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit, ka thënë se ky projekt është menaxhuar dhe realizuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërkohë që Komuna nuk ka pasur qasje për inspektimin e punimeve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Degradohet rruga Lipjan – Magurë e asfaltuar para 3 muajsh
-
Dhjetë fshatra kërkojnë riparimin e rrugës Lipjan – Magurë
-
Asfalti 1.2 milionë eurosh i shtruar vitin e kaluar bëhet gropa-gropa
-
Ekspertët thonë se projektet e neglizhuara me vite s’mund të përfundojnë për disa muaj
-
Kaos në trafikun e Lipjanit