Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prindi pretendon se shkolla penalizoi vetëm nxënësit ashkali për mos kryerje të detyrave

Gjashtë nxënës të klasës së 6-të në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan, janë dënuar nga arsimtarja e tyre e gjuhës shqipe, meqë nuk i kanë kryer detyrat e shtëpisë.

Ata janë detyruar që të pastrojnë xhamat e korridorit të shkollës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Katër nga gjashtë nxënësit e dënuar janë të komunitetit ashkali.

Prindërit thonë se ky është diskriminim, pasi që xhamat janë pastruar vetëm nga nxënësit e komunitetit ashkali.

Por, akuzat e prindërve i mohon drejtori i shkollës, Driton Sadiku. Ai thotë se kjo shkollë, zakonisht ka përkrahur nxënësit e komuniteteve të tjera.

Aktualisht, shkolla “Ismail Luma”, ka rreth 800 nxënës dhe 70 prej tyre janë të komunitetit ashkali.