Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prindërit thonë se vrasja e Astritit ishte e përgatitur, po ia përcillnin çdo hap

Prindërit e Astrit Deharit në Interaktiv të KTV-së kanë deklaruar se djali i tyre është vrarë dhe se kjo ishte e përgatitur.

Avni Dehari babai i Astritit, ka thënë se deri tash me të drejtë është thënë se Astriti është gjetur i vdekur, por se thotë se nga tash mund të thuhet se ai është vrarë në burgun e Prizrenit.

Sipas tij, që tri vjet institucionet janë përpjekur në të gjitha format që vrasjen ta paraqesin si vetëvrasje e jo ashtu siç ka ndodhur.

Ndërkaq nëna e Astritit, Xhemile Dehari, ka thënë se është shumë e vështirë për prindërit që nuk është sqaruar  me kohë se çka ka ndodhur.

“Që tri vjet kemi mbetur pezull, për mua si nënë, varri i Astritit ka qenë ende i hapur. Kanë dhënë deklarata të ndryshme, secili institucion ka dhënë versionin e vet dhe për ne nuk ka qenë e lehtë”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se kanë qenë të sigurt se nuk ka qenë vetëvrasje, deri sa shton se sot është vërtetuar kjo.

“Ne si prind nuk e kemi pranuar që ka qenë vetëvrasje prandaj kjo na ka mbajtur të fortë”, ka thënë ajo.

Edhe Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e imamit në Dragash Kronikë 3 j. më parë Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e imamit në Dragash

Ajo tutje shton se në çdo vizitë, Astriti ishte i fortë, e i gëzueshëm, duke shtuar se ai e dinte që nuk ishte fajtor.

Sipas saj, ata kanë qenë në dasmë atë natë në Kumanovë.

“Ata në vazhdimësi e kanë përcjellë Astritin në çdo hap, krejt kjo ka qenë e përgatitur, vetë arrestimi i Astritit, vet ndarja e Astritit prej shokëve, të bëjnë me dyshu se krejt kjo ka qenë e përgatitur”, ka thënë ajo.