Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Prindërit nuk po punojnë sa duhet me fëmijët e tyre kur është fjala për drogat”

Shefja e repartit të sëmundjeve së varësisë në Klinikën Psikiatrike në QKUK, Samire Braina, duke folur në Puls të KTV-së në lidhje me punën e saj të përditshme, ka thënë se ka vërejtur se prindërit nuk po punojnë aq sa duhet me fëmijë e tyre, kur bëhet fjalë për përdorimin e drogave.

“Së pari, u japin para pa kontroll, flas sidomos për ata që i kanë punët mirë financiarisht”, ka thënë ajo. “Shembuj të ndryshëm kam parë kur prindi nuk e di se kur e ku po shkon fëmija i vet e kur po kthehet, me kënd po shoqërohet në shkollë”, ka thënë ajo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka përmendur edhe një rast, të një gruaje që thotë se ra në depresion, pasi kishte shpenzuar shumë për fëmijën e saj, ndërsa e kupton se ai i kishte shpenzuar paratë për substanca narkotike.

“Pra nuk ka pas kohë të merret me fëmijën e vet, më pas më është drejtuar se tash ajo po ndihet fajtore se i ka dhënë para pa kontroll dhe nuk ka kërkuar llogari se ku po i harxhon ato para”, ka thënë ajo, teksa ka shtuar se pjesën më të madhe të fajit për këta fëmijë e kanë pikërisht prindërit.

Ndërsa Bajram Nuhiu, shef i sektorit për bashkëpunim dhe parandalim në drejtorinë e antidrogës në Policinë e Kosovës, ka treguar se ka raste kur familjët kërkojnë nga policia t’ia arrestojë djalin e tyre për arsye që të mos ketë qasje në substanca narkotike.

“Pra familja është më e kënaqur që ai të qëndrojë në burg se sa të shkatërrohet nga drogat”, ka thënë Nuhiu.