Sonte në “Puls” u diskutua për shtimin e numrit të përdoruesve të substancave narkotike.
Samire Braina, shefe e repartit të sëmundjeve së varësisë në Klinikën Psikiatrike në QKUK, ka thënë se zakonisht në repartin që e udhëheq shkojnë personat që abuzojnë me substanca narkotike, e që mbërrijnë në fazën e helmimit akut.
“Zakonisht i sjellin familjarët, ndërsa ata janë agresivë në familje, u sjellin telashe, konflikte e deri tek vjedhje nëpër shtëpi të tyre”, ka thënë Braina.
Ajo ka thënë se këta persona u takojnë të gjitha kategorive, duke filluar nga më të varfrit e deri tek më të pasurit.
“U takojnë edhe profesioneve të ndryshme, deri te VIP-at, si artistë, këngëtarë dhe gazetarë që kanë kërkuar ndihmë në klinikën tonë”, ka thënë ajo.