Reforma në fushën e arsimit në Komunën e Kamenicës, ditën e parë të vitit shkollor, nuk ka gjetur zbatim, ashtu siç ishte paralajmëruar.
Prindërit, këtu në shkollën në Busavatë, të hënën kanë protestuar kundër vendimit që fëmijët e tyre të vijojnë mësimin në Kamenicë, raporton KTV.
Ata i kanë sjellë fëmijët në shkollën amë “Hasan Prishtina”, ku procesi mësimor ka filluar normalisht.
Derisa drejtues të shkollës kanë thënë se me përkrahjen e SBASHK-ut, të martën do të ketë greve, nëse nuk hiqet dorë nga mbyllja e shkollave.
Reforma e nisur nga kryetari i kësaj Komune, nuk është respektuar as në shkollat e fshatrave të tjera.
Edhe
Kreu i Kamenicës kërkon dorëheqjen e mësimdhënësve që s’i respektojnë reformat
Por, drejtoresha e arsimit, Mirhane Morina, thotë se reforma do të nisë të zbatohet gradualisht dhe se do t’i bindin prindërit.
Morina ka shtuar se mësimdhënësit që do të mbesin pa punë, do të risistemohen dhe gjatë kësaj kohe, do të paguhen me 70% të pagës.
-
Prindërit e nxënësit bllokojnë rrugën në Kamenicë, protestojnë kundër reformave në arsim
-
Nxënësit në Kamenicë sërish protestojnë ndaj riorganizimit të shkollave, së shpejti edhe para Qeverisë
-
Nxënësit bojkotojnë mësimin në Kamenicë kundërshtojnë Komunën dhe Ministrinë
-
Mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit e Kamenicës protestë para MASHT-it