Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prindërit kundër mbështetjes financiare për shkollën publike në kryeqytet

Shtatë televizorë të sheshtë (smart TV) ka blerë së fundmi shkolla “Hasan Prishtina”, me para të mbledhura nga kontributet e prindërve, me qëllim të lehtësimit të procesit mësimor për nxënësit. Por prindërit kanë thënë se janë lodhur nga kërkesat e shkollës për këso kontributesh, ndaj kanë vendosur ta ndërpresin këtë praktikë.

“Disa herë gjatë këtij viti shkollor na kanë kërkuar para. 5 euro një herë, 2 euro herën tjetër, 16 euro tjetrën herë, duke na thënë se jo na duhet digjitalizimi, jo na duhen uniformat, jo po i ndihmojmë atij-jo këtij, jo dita e shkollës....”, ka thënë A.C. prind i tre fëmijëve në këtë shkollë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai ka thënë se këto vendime që po merren nga Drejtoria e shkollës të përkrahur edhe nga disa prindër që qëndrojnë më mirë financiarisht, po dëmtojnë pjesën tjetër të familjeve të nxënësve, e që janë shumicë, që kanë të hyra më të vogla mujore.

“Paratë po na kërkohen kinse në mënyrë vullnetare, por ne nuk po mund të refuzojmë dhe të mos i japim ato, sepse fëmijët po ndihen keq para shokëve të klasës”, ka thënë A.C, duke folur në emër të një grupi të prindërve, të cilët janë kundër këtyre pagesave dhe kërkesave nga shkolla... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)