Arbëri

Prindërit e fëmijëve me autizëm thonë se kanë nevojë për mbështetje

Fëmijët me autizëm në Kosovë përballen me vështirësi të shumta duke filluar nga procesi i diagnostikimit, e deri te rehabilitimi i tyre. Por, sfida më e madhe për fëmijët me autizëm mbeten shërbimet e shtrenjta shëndetësore, prej diagnostikimit e deri tek shkollimi i tyre.

Mejreme Petrovci, është nënë e një fëmije me autizëm. Ajo flet për vështirësitë me të cilat përballet, marrë parasysh se duhet t’i sigurojë mjetet për mbulimin e shpenzimeve që përfshijnë, shkollimin dhe sigurimin e asistenit në shkollë e deri te shërbimet shëndetësore dhe seancat e nevojshme.

‘’Për një muaj i shpenzojmë mbi 700 euro për terapi, seanca, asistentin në shkollë, e që kjo kosto po del e papërballueshme. Ne gjithashtu paguajmë rrugën cdo ditë, pasi që nuk jetoj në Prishtinë, por udhëtoj nga fshati”, thotë ajo.

“Asistentë në shkollë nuk ka nga shteti, ata duhet t'i paguajmë vetë, sikur terapinë në qendër për autizmin që e paguajmë. Nëse e mban një orë gjatë ditës 100 euro në muaj, nëse e mban orarin e plotë të mësimit, pra 4 orë, duhet asistenti të paguhet 400 euro në muaj. Gjithashtu në qendër paguhet 5 euro ora. Unë e sjelli djalin çdo ditë 5 herë në javë nga dy orë, e që paguaj 200 euro në muaj. Besomni janë të papërballueshme. Vetëm burri punon, pasi unë e kam ndërprerë punën për shkak të djalit që t'i përkushtohem sa më shumë’’, tha Petrovci.

Të potë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë