Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prindër e fëmijë bëhen bashkë për pastrimin e shkollës “Xhemajl Mustafa”

Pas përfitimit të një donacioni nga Organizata Qeveritare GIZ për 21 tabela të reja dhe elementeve të tjera të nevojshme, nxënës, prindër, mësimdhënës e staf teknik i shkollës së mesme të ulët “Xhemajl Mustafa” në kryeqytet janë bashkuar për të pastruar ambientin në këtë shkollë.

Madje, disa prej tyre ishin përkujdesur edhe për ushqim, raporton KTV.

Për drejtoreshën e shkollës, Shpresa Shala, kjo ka të bëjë shumë më tepër se vetëm me pastrimin e shkollës.

Të rëndësishëm këtë aktivitet po e shohin edhe vetë nxënësit të cilët kanë dalë për të kontribuuar së bashku me prindërit.

Përfitues të këtij projekti kanë qenë gjithsej 100 shkolla në gjithë vendin.