Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, u takua sot në Marsejë me Princin Albert II të Monakos.
Meta gjatë takimit theksoi se dy vendet kanë një orientim të përbashkët në politikën e jashtme, ndaj inkurajoi më tej zhvillimin e dialogut politik.
Ai vuri në dukje se është në interes të dy vendeve forcimi i bashkëpunimit veçanërisht në fushat ku Principata e Monakos luan rol të veçantë, si në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në atë të ruajtjes së mjedisit në pellgun e Mesdheut.
Meta vlerësoi përkushtimin e Princit Albert II dhe angazhimin e tij serioz në fushën e biodiversitetit dhe mbrojtjen e ambientit duke e ftuar për të vizituar Shqipërinë e në veçanti zonën e Sazan-Karaburunit, ku synohet realizimi i një projekti të rëndësishëm mjedisor.
Princi Alberti II e pranoi me kënaqësi këtë ftesë dhe shprehu angazhimin e tij për një bashkëpunim më të ngushtë midis dy vendeve.
-
Princi i Monakos nis vizitën dy ditore në Shqipëri, pritet nga Meta
-
Thaçi e Pacolli takojnë princin e Monacos
-
Meta takon çiftin Macron në Élysée
-
Meta i flet kryeministrit të Belgjikës për rëndësinë e integrimit të Ballkanit në BE
-
Shqipëria dhe Franca thellojnë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit