Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pretendon se iu bë e padrejtë në konkursin për mësimdhënëse në Viti, thotë u pranua një pa përvojë

Ndonëse është në përfundim të studimeve master dhe ka përvojë pune, Zojë Ferizi nuk është pranuar sipas konkursit për mësimdhënëse në shkollën fillore “Halil Ali Dema” në fshatin Pozheran të Vitisë.

Për këtë ajo është e bindur që i është bërë padrejtësi, pasi thotë se kandidatja që është pranuar nuk ka përvojë pune dhe është vetëm me bachelor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ferizi është ankuar edhe në Inspektoratin e Arsimit dhe është duke pritur përgjigje.

Drejtori i Arsimit në komunën e Vitisë, e pranon që kandidatja, e cila është pranuar në këtë konkurs nuk ka përvojë pune, por, sipas tij, kjo nuk është paraparë në konkurs.

Megjithatë, Sinani thotë që nëse vërtetohet nga Inspektorati i Arsimit që është bërë shkelje në këtë konkurs, ata do ta rishpallin përsëri konkursin.