Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prestreshi thotë se ka gjyqtarë me mungesë diturie

Gjyqtarët nuk po i dinë procedurat për trajtimin e lëndëve të Autoritetit Kosovarë të Konkurrencës (AKK). Kjo e fundit ka humbur shumë raste që dyshoheshin për monopol në treg.

Kështu ka thënë kryetari i Autoritetit Kosovarë të Konkurrencës, (AKK) Valon Prestreshi, i cili ka shtuar se shumë fakte që u janë dërguar gjykatave i kanë humb për shkak të mos trajtimit adekuat nga ana e gjyqtarëve, përcjell ksp.

“Problemi është që ne po ballafaqohemi me gjykata, me lënda të kaluara edhe në shumicën e rasteve gjyqtarët po i trajtojnë lëndët e konkurrencës me procedura, asnjëherë nuk futen në materie. Kemi vërejtur se ka mungesë të diturisë tek gjyqtarët në trajtimin e temave të konkurrencës. Me këtë rast, këtë vit AKK-ja në bashkëpunim me KE-në do të organizoj punëtori të ndryshme me gjyqtarët me kusht që ta japim një perfeksionim ose një elbaroim të ligjit të konkurrencës“, tha Prestreshi.

Ai tha se Komisioni Evropian ka kërkuar që AKK-ja të marrë disa përgjegjësi shtesë.

“Komisioni Evropian në takimin e nën komitetit i ka mirëpritur punët e përfunduara të Autoritetit të Kosovarë të Konkurrencës dhe ka shtuar se AKK do t’i merr edhe disa përgjegjësi tjera që të filloj në ndërgjegjësimin e gjyqtarëve në Kosovë me kusht që gjyqtarët të jenë të përgatitur, t’i trajtojnë temat e konkurrencës çka atakohen në gjykatë“, tha ai.

Preteshi ka shtuar se aktualisht janë duke u trajtuar 12 raste por që katër prej tyre i kanë humbur .

“Tani jemi duke i trajtuar 12 raste prej atyre, pothuajse deri në Supreme kemi shkuar edhe katër i kemi humbur, tjerat janë duke u trajtuar, tha Prestreshi.

Edhe Autoriteti i Konkurrencës thotë se Qeveria e Kosovës krijoi monopol në shërbimet telekomunikuese Arbëri Autoriteti i Konkurrencës thotë se Qeveria e Kosovës krijoi monopol në shërbimet telekomunikuese

Sipas tij, për këtë vit KE-ja i ka rekomanduar AKK-së, që të bëjnë analiza sektoriale. Ndërsa thotë se sektorë të ndjeshëm që kanë monopol të tregut janë sektori i ujërave, telefonisë, internetit dhe energjisë.

“Rekomandimi për këtë vit nga KE është që të bëjmë analizën sektoriale për homologimin e automjeteve edhe tregun e telekomunikacionit. Ta bëjmë plotësim ndryshim të ligjit në disa pika ku kemi mangësi dhe kjo është puna kryesore. Sektori më i ndjeshëm është sektori i ujërave normalisht aty nuk mund të liberalizohet sepse ujësjellësit nëpër shtatë regjione, mbajnë monopol, sektori i energjisë, KEDS-i, akoma mban monopol 100 % edhe pse dy kompani janë licencuar për të filluar punë por nuk kanë filluar akoma. Në pozitë dominuese e kemi VALA akoma në 80 % të tregut. Në pozitë dominuese e kemi Ipkon për pozitë dominuese për shërbime të internetit dhe telefonisë mobile“, tha Prestreshi.

Ndryshe, Autoriteti Kundër Konkurrencës, në shtetet normale ka rolin kryesor, bënë monitorimin, hulumtimin e tregut dhe nuk lejon pozita dominuese.