Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Autoriteti i Konkurrencës do t’i hetojë bankat për fiksim të çmimeve të kredive

Sonte në emisionin “Puls” në KTV, i ftuar ishte Valon Prestreshi, kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Prestreshi ka publikuar një raport për pozitat dominuese dhe monopolet si dhe të hyrat e kompanive në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kreu i këtij autoriteti deklaroi se ky raport është kredibil dhe për bazë janë marrë të dhënat nga Administrata Tatimore, Dogana, ZRRE, BQK dhe ARKEP.

Ai po ashtu shtoi se bankat nuk janë përfshirë në këtë raport për vitin 2016-2017, mirëpo theksoi se do të insistojnë që nga viti i ardhshëm do të hetohen edhe ato institucione për fiksime të çmimeve të kredive.

“Bankat nuk i kemi hetuar këtë vit, vitin 2016 dhe 2017, por ne nga viti i ardhshëm fatmirësisht ligji na lejon të kthehemi 5 vjet mbrapa dhe do të insistojmë që t’i hetojmë bankat rreth fiksimeve të çmimeve të kredive”, ka thënë Prestreshi.