Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenti Thaçi vazhdon ta përçajë skenën politike në vend

Insistimi i presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë ka ndikuar që ta përçajë edhe më shumë skenën politike në vend, raporton KTV.

Nuk ka thuajse asnjë konferencë për media që presidenti Hashim Thaçi nuk e akuzon dikë, pavarësisht që roli i tij me Kushtetutë është unifikues.

Përveç me partitë opozitare, ideja e presidentit për ndryshim të kufijve të Kosovës në dialogun me Serbinë ka ngjallur ndasi dhe polemika të ashpra edhe me kryeministrin Haradinaj.

Në mars, presidenti Hashim Thaçi e akuzoi Vetëvendosjen se po financohet nga Rusia dhe Irani.

Vetëvendosje thotë se deklarimet për ndryshim të kufijve janë shkelje të Kushtetutës. Kërkon dorëheqjen e tij.

Ndërsa, LDK-ja ka paralajmëruar se do ta çojë në Kushtetuese Thaçin për deklaratat për ndryshim të kufijve. Hashim Thaçi është zgjedhur president në shkurt të 2016-ës, me votat edhe të deputetëve të LDK-së.