Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkesën e shtetit të Serbisë që t’i kryejë hetimet për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, e ka interpretuar si “ndihmë” që ky shtet mund të japë në zbardhjen e rastit, shkruan sot Koha Ditore.
Thaçi ka njoftuar se gjatë një bisede telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, janë dakorduar për shumë çështje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një çështje e veçantë, e cila u diskutua ndërmjet dy presidentëve, ishte edhe vrasja e djeshme e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq. Lidhur me këtë çështje presidenti Thaçi ka siguruar presidentin Vuçiq se organet përgjegjëse të prokurorisë dhe policisë janë duke bërë hetime intensive për zbulimin dhe sjelljen përpara drejtësisë të atyre që e kanë bërë këtë vrasje”, ka thënë ai.
Ndërsa në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se organet kompetente të Republikës së Kosovës janë të gatshme që në përputhje me legjislacionin në fuqi të bashkëpunojnë dhe të pranojnë çfarëdo ndihme, e cila mund të çojë drejt zbardhjes së vrasjes.
Por kërkesën e Serbisë për t’u përfshirë në hetime misioni ndërkombëtar EULEX nuk e ka komentuar ditën e mërkurë me arsyetimin se këtë vendim mund ta marrin vetëm institucionet kosovare, siç është Qeveria e Kosovës.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.