Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani, të cilit i ka dhënë mbështetje për punën dhe aktivitetet e Auditorit të Përgjithshëm.
Presidenti Thaçi ka thënë se Auditori i Përgjithshëm me punën e tij është duke forcuar llogaridhënien duke rritur besimin në institucionet publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju përgëzoj për përkushtimin, profesionalizimin dhe pavarësinë e institucionit tuaj”, ka theksuar Presidenti.
Nga ana tjetër, Besnik Osmani ka thënë se Zyra Kombëtare e Auditimit do të vazhdojë të bëjë auditimin e detyrueshëm të rregullsisë për Buxhetin e Qeverisë së Kosovës si dhe auditime tjera.
Presidenti ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet maksimale për transparencë.