Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, ka pritur për vizitë zyrtare dy ditore Seyit Ahmet Baş, President i Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI) dhe Institucionit Suprem të Auditimit të Turqisë, me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit bilateral është biseduar për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit që u formalizua me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit nga krerët e dy institucioneve.
Me rastin e nënshkrimit të Memorandumit, Osmani theksoi se objektivat kryesore të bashkëpunimit janë zbatimi i plotë i standardeve ndërkombëtare të auditimit në sektorin publik dhe praktikave të mira ndërkombëtare dhe shkëmbimi i përvojave në ngritjen e kapaciteteve institucionale, avancimin e metodologjisë dhe procedurave të auditimit të jashtëm.
Ahmet Baş, ka siguruar Auditorin e Përgjithshëm për përkrahjen profesionale si në kuadër të kornizave të Memorandumit, ashtu edhe në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përkrahjen për Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës në integrimin në organizmat rajonale dhe ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit.
-
Kosova e Emiratet e Bashkuara thellojnë bashkëpunimin në auditim
-
Kosova dhe Kroacia fuqizojnë bashkëpunimin midis institucioneve supreme të auditimit
-
Presidenti Thaçi i jep mbështetje auditorit të përgjithshëm të Kosovës Besnik Osmani
-
Vazhdon bashkëpunimi në mes Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe asaj të Suedisë
-
Hoti: Kosova do të përkujdeset për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga raportet e auditimit