Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenti i Maltës sot në Kosovë

Presidenti i Maltës, George Vella, do të pritet të dielën nga homologia e tij kosovare, Vjosa Osmani, në Prishtinë.

Me ftesë të presidentes, Vella po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ku po mer pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ai do të pritet nga Osmani me ceremoni shtetërore.

“Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 10:00. Mediat do të marrin pamje në pritjen ceremoniale dhe në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Vella do të mbajnë konferencë për media. Mediat e interesuara për përcjelljen e ceremonisë së pritjes si dhe pamjet nga takimi, duhet të jenë në Presidencë më së largu në orën 09:15”, thuhet në njoftim.