Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulous, i ka dërguar mesazh urimi Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Pavlopulous, sipas njoftimit të Kuvendit të Shqipërisë, shpreh bindjen se eksperienca e gjatë parlamentare do ta ndihmojë Metën në kryerjen me sukses të kësaj detyre të re dhe se kontributi i tij do të jetë i vyer në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënies mes Greqisë dhe Shqipërisë.
“Ju shpreh përgëzimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. Shërbimi juaj i gjatë parlamentar sigurisht që do të ndihmojë në kryerjen e suksesshme të detyrës suaj të re. Jam i sigurt se në postin tuaj të ri do të kontribuoni në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, shkruan Pavlopulous në mesazhin e urimit drejtuar Ilir Metës.
-
Presidenti grek uron Janullatosin për marrjen e nënshtetësisë shqiptare
-
Tsipras: Meta do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve me Greqinë
-
Greqia dëshiron një grua si presidente të ardhshme
-
Avramopoulos telefonon Metën, i shpreh gatishmëri për ndihmë
-
Meta: Miratimi i marrëveshjes së Prespës, arritje historike