Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avramopoulos telefonon Metën, i shpreh gatishmëri për ndihmë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me Komisionerin e BE-së për Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos.

Komisioneri Avramopoulos i shprehu presidentit Meta solidaritetin dhe gatishmërinë e strukturave te emergjencave civile evropiane për të ndihmuar Shqipërinë.

Presidenti Meta e falënderoi Komisionerin Avramopoulos për solidaritetin dhe përpjekjet e tij për të sensibilizuar Komisionin Evropian për të aktivizuar menjëherë ndihmat humanitare për Shqipërinë.