Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenca: Shpërthimi në veri, sulm kriminal pas heqjes së kamerave ilegale

Shefi i stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur në orët e para të së shtunës në veri të Mitrovicës.

Vela ka deklaruar se shpërthimi pranë stacionit të Policisë është një tjetër sulm kriminal nga strukturat ilegale serbe.

Sipas tij, ky veprim është reagim ndaj aksionit të institucioneve të Kosovës për heqjen e kamerave ilegale të vëzhgimit, të vendosura nga Serbia.

“Një tjetër sulm kriminal në Mitrovicën e Veriut. Strukturat kriminale dhe ilegale të financuara nga Serbia po pengojnë sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Ky duket të jetë një reagim ndaj aksionit të institucioneve të Kosovës për heqjen e kamerave ilegale të vëzhgimit të vendosura nga Serbia, i cili do të vazhdojë”, ka shkruar ai.

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Mitrovicë të Veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur në rrugën “Kral Petar”.

Edhe Vela: Shpërthimi në veri, sulm kriminal pas heqjes së kamerave ilegale LAJMET E MBRËMJES Vela: Shpërthimi në veri, sulm kriminal pas heqjes së kamerave ilegale

Shpërthimi ka ndodhur afër stacionit të Policisë. Sipas fotove të siguruara nga KOHA, shtylla elektrike që është dëmtuar nga shpërthimi ka të vendosura tre kamera sigurie. Nga shpërthimi është dëmtuar edhe një veturë, sipas njoftimit të Policisë.