Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shpërthim në veri të Mitrovicës, dëmtohet shtylla elektrike dhe një veturë

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Mitrovicë të Veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur në rrugën “Kral Petar”, ndërsa janë dëmtuar një shtyllë elektrike dhe një veturë.

“Sot pak para orës 03:00 në mëngjes në rrugën 'Kral Petar' në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një shpërthim. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se një shtyllë elektrike dhe një veturë janë dëmtuar”, ka thënë ai.

Policia po e trajton rastin si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.