Përmes sekretares së përgjithshme, Presidenca i është drejtuar sot me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes së cilës i kërkon t’i vihet në dispozicion lista shumë emërore e deputetëve.
Në shkresën drejtuar KQZ-së, presidenca kërkon t’i vihet në dispozicion numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit në shkallë vendi, si edhe lista emërore e deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt.
Vëzhguesit shtrojnë pyetjen mos ky hap i presidentit mund të pasohet me shpërndarjen e përfolur të Parlamentit, si përgjigje për Rezolutën e miratuar që ta shkarkojë nga pozita.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani dekreton shpërndarjen e Kuvendit, VV-ja e çon në Kushtetuese
-
Osmani shpërndan Kuvendin, zgjedhjet më 28 dhjetor
-
KQZ-ja pranon kërkesën e presidentes për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr
-
PDK-ja kërkon kompletimin e KQZ-së, Presidenca pret aktvendimin e plotë të Kushtetueses
-
Presidentja Osmani emëron tetë anëtarë të KQZ-së, për dy të tjerë i drejtohet Kushtetueses