Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se presidentja Vjosa Osmani në çdo takim ka kërkuar që KFOR-i t’i mbështesë institucionet e Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia e jo t’i marrë kompetencat.
Rama pak më parë i quajti “të dhimbshme dhe qesharake” reagimet pas deklaratës së tij se “KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll veriun”. Mes rreshtave, Rama ka shkruar se një kërkesë të tillë e ka pasur edhe presidentja Osmani.
Por këshilltari për media i presidentes Osmani ka mohuar diçka të tillë.
“Presidentja Osmani në çdo bisedë dhe takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni kyç për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj. Institucionet e Kosovës kanë kërkuar mbështetje nga NATO-ja, që patrullimet në zonën kufitare t’i përfshijnë edhe ushtarët e NATO-s, përkrah policëve të Kosovës në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste dhe sulmet nga Serbia. Policia e Kosovës ka mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa me NATO-n, ka bashkëveprim dhe koordinim të ngushtë, siç e dëshmon edhe reagimi e operacioni policor gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023. Pra, nuk bëhet fjalë për marrjen e kompetencave sovrane të institucioneve të sigurisë së Kosovës nga KFOR-i, por për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia”, thuhet në reagimin e Kupinës.
-
Rama: KFOR-i s’është forcë pushtuese e Serbisë
-
Osmani e komandanti i KFOR-it diskutojnë për "kërcënimet me dronë" nga Serbia
-
Osmani: Partneriteti nuk mund t’u jepet atyre që kryejnë agresion ndaj fqinjëve
-
Osmani: Partneriteti nuk mund t’u jepet atyre që kryejnë agresion ndaj fqinjëve
-
Barduani ia shpreh Osmanit rëndësinë e zgjidhjes së shpejt të ngërçit parlamentar