Presidenca e Bosnjë-Hercegovinës nuk ka gjetur konsensus për votimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që pritet të mbahet në mes të majit.
Presidenca e Bosnjës mbajti të martën seancë të jashtëzakonshme dhe e vetmja pikë e rendit të ditës ishte qëndrimi i këtij institucionin lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Denis Beqiroviq, anëtar i Presidencës nga Bosnja votoi pro anëtarësimit të Kosovës, Zheljko Komshiq i Kroacisë abstenoi, ndërsa Zheljka Cvijanoviq e Serbisë ishte kundër.
Meqenëse Presidenca boshnjake nuk arriti konsensus për qëndrimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ministri i Punëve të Jashtme Elmedin Konakoviq pritet të abstenojë gjatë votimit në Këshillin e Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj.
Javën e kaluar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dha dritën jeshile për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës votuan 131 nga 171 anëtarë të pranishëm, 29 ishin kundër dhe 11 abstenuan.
Përfaqësuesit boshnjakë nuk e mbështetën unanimisht pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Branislav Borenivuq dhe Snjezhana Novakoviq votuan pro, ndërsa Sabina Çudiq dhe Sasha Magazinoviq votuan kundër. Një përfaqësues s’ishte i pranishëm.
Bosnjë-Hercegovia nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.