
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Adrian Prenkaj, ka thënë se vendimi i Shqipërisë që të ecën përpara me idenë për Mini-Schengenin rajonal, pa u konsultuar me Kosovën, është ide e gabuar.
Ai ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është person që gjithmonë mundohet të tërheqë vëmendjen në situata të caktuara.
“Vendimi i Shqipërisë për të shkuar përpara në këtë projekt pa e pasur një konsultim paraprak edhe me Kosovën është hap i gabuar”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së. “Z. Rama, më shumë, kur ndodhet në një situatë të ckatuar me BE-në, mundohet të deklarohet. Shembull, në kohën e hapjes së negociatave, ai ka filluar të deklarohet me tone nacionalistë për Kosovën e Shqipërinë”.
Sipas Prenkaj, problemet në Ballkan janë të natyrave tjera dhe kësisoj Mini Schengeni nuk do të mund të ketë sukses.
-
Zulfaj i reagon Ramës: Gjermania nuk e mbështet Mini-Shengenin
-
Rama për Ballkanin e Hapur: S’presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë
-
Rama kritikon BE-në: Kosovarët në diktaturë lëviznin lirshëm, në demokraci janë të izoluar
-
Ekspertët e konsiderojnë të dështuar Mini-Schengenin si iniciativë paralele e integrimit në BE
-
Sveçla i përgjigjet Hoxhajt: Vendimi s’ka të bëjë fare me mini-Schengen