Pak ndryshime janë vërejtur në përmbushjen e premtimeve të kryetarëve të katër komunave të rajonit të Prishtinës, në azhurnimet e fundit (qershor) të Institutit GAP, shkruan sot Koha Ditore.
Edhe pse u kanë mbetur vetëm edhe tre muaj deri në përfundimin e këtij mandati qeverisës, kryetari i Podujevës, i Fushë-Kosovës, i Obiliqit e Graçanicës kanë ende premtime të papërmbushura. Në letërnjoftimin e komunave të Institutit GAP, shihet që kreu i Podujevës , ai i Fushë-Kosovës dhe i Graçanicës nuk kanë bërë asnjë hap tutje nga të dhënat që ishin publikuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar sa i përket numrave.
Por në premtimet e Burim Berishës, shihen pak ndryshime te klasifikimi i premtimeve. Edhe kreu i Obiliqit i ka të njëjta premtimet e përmbushura, por ka shënuar një hap simbolik te premtimet gjysmë të përmbushura.
(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kryetarët e komunave dhanë më pak premtime se në zgjedhjet e 2021-s
-
Kultura me 198 premtime politike, “përmbushja” me ndarje buxheti
-
Salihu: S’ka orientim strategjik të premtimeve nga kandidatët për kryetarë komunash
-
GAP: Kryetarët e komunave dhanë 1815 premtime, realizuan vetëm 918
-
Totaj: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitit 2026