Komuna e Prishtinës vazhdon t`i mbajë me ushtrues detyre të drejtorëve gjysmën e shkollave të komunës qe afro dy vjet. Disa herë përgjatë këtyre viteve janë shpallur konkurset për këto pozita, të cilat pastaj janë anuluar.
Osman Buleshkaj, ekspert i çështjeve të arsimit, ka thënë se zvarritja e këtij procesi do të ndikojë negativisht në zhvillimin e shkollës.
“Mendoj se në rastet kur në një shkollë kemi një ushtrues detyre të drejtorit, i cili nuk është zgjedhur në formën e njëjtë se si zgjidhet drejtori i shkollës, i ka disa mangësi”, ka thënë ai, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tij, e para është se një person i tillë nuk e ka dokumentin bazik me të cilin udhëhiqet shkolla, që është Plani Zhvillimor i Shkollës, për arsye se ai është ushtrues detyre dhe kjo nuk i kërkohet.
E dyta, është një person i cili jodoemos do ta gëzojë përkrahjen e të gjithëve nën udhëheqjen e shkollës dhe kolektivit, për faktin se nuk është zgjedhur sipas procedurave rekrutuese nëpër të cilat duhet të zgjidhet një drejtor shkolle.
Edhe
Gjysma e shkollave të Prishtinës me ushtrues detyre të drejtorëve
Prandaj, u.d. mund të mos i ketë trajtimin dhe komunikimin në nivelin e duhur, aso çfarë duhet t’i ketë drejtori i shkollës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Paga e ulët zbeh interesimin për t’u bërë drejtor i shkollës
-
SBASHK-u kërkon rikthimin e drejtorëve në shkolla që u shkarkuan për shkaqe politike
-
Interesim i ulët e mungesë e kandidatëve të kualifikuar për t’u bërë drejtorë në shkollat e Prishtinës
-
Dështojnë konkurset për drejtorë në 13 shkolla të Mitrovicës